LAJMI I FUNDIT:

Acer nuk heq dorë nga netbookët

Acer nuk heq dorë nga netbookët

Sipas fjalëve të nënpresidentit të Acer Scott Lin, ky prodhues tajvanez ende beson në kompjuterët nerbook. Por, në kompani janë të vetëdijshëm se në tregjet e zhvilluar tabletët kanë kaluar nerbookët për nga shitja.

Por, në vendet në zhvillim siç janë Kina dhe India, nerbookët janë ende shumë më të popullarizuar se tabletët. Këto vende porosisin sasitë e mëdha të portativëve të vegjël me qëllim të investimit në zhvillim të edukimit dhe TI-së, e në këtë Acer po e sheh shansin për vazhdim të rritjes.

Në Acer për shumë kohë kanë refuzuar të pranojnë efektin e tabletëve mbi shitjen e netbookëve – konkurrenca njëkohësisht u adaptua në treg, dhe në ofertën e tyre kanë përfshirë edhe pajisjet tablet. Në Acer janë duke shpresuar shumë nga ultrabookët të cilët pritet të sjellin dizajn të hollë, performanca të larta dhe kohëzgjatje më të madhe të baterisë me çmime relativisht të ulëta.

Acer është ende prodhuesi udhëheqës i netbokëve në botë. Në çerekun veror ky prodhues shiti 1.7 milion pajisje që mjaftoi për 22% të tregut. Themeluesi i kategorisë Asusi, për nga dërgesat ishte në vendin e dytë me 1.2 milion njësi të shitura dhe me 16% të tregut. Samsung me 840,000 njësi pati në posedim 10% të tregut. /Telegrafi/