LAJMI I FUNDIT:

Dërgesat e disqeve më të vogla për 35%

Dërgesat e disqeve më të vogla për 35%

Prodhuesit e harduerit nga Tajvani vlerësojnë se gjatë këtij çereku dërgesat globale të disqeve do të jenë më të vogla për rreth 35%. Dërgesat më të vogla janë si rezultat i vërshimeve që ndodhën kohë më parë në Tajlandë e në të cilat janë dëmtuar uzinat e prodhuesve të disqeve dhe furnizuesve të tyre.

Dërgesat globale të disqeve gjatë çerekut të katërt të këtij viti kështu janë ulur nga 180 milion copë në 110 deri 130 milion, por gjendja pritet të përmirësohet gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm. Disa presin që problemet me mungesën e disqeve të zgjidhen qysh gjatë tri muajve të parë të vitit 2012, derisa të tjerët stabilizimin e tregut e presin gjatë çerekut të dytë të 2012-tës.

Për rimëkëmbjen e plotë dhe kthimin e kapaciteteve prodhuese në gjendjen para vërshimeve prodhuesve të disqeve do të ju duhen në mes 9 muaj dhe dy vite kohë, kështu që prodhuesit e kompjuterëve presin çmime më të larta të disqeve gjatë tërë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/