LAJMI I FUNDIT:

14 milion laptop nga Asus

14 milion laptop nga Asus

Asus kah fillimi i dhjetorit pritet të mbaj takimin rreth rezultateve shitës për këtë vit, thonë burimet e afërta me prodhuesin.

Gjithashtu, në takim do të duhej të paraqiten synimet për vitin e ardhshëm, e do të duhej të flitet edhe për drejtimet e zhvillimit, novacionet në dizajn dhe marketingun e linjës së ultrabookëve.

Pritjet janë që deri në fund të vitit Asus të ketë dërguar mbi 14 milion laptop. Përveç këtyre kompania pritet të ketë dërgesa edhe për rreth 4.5 milion netbook, dhe rreth 1.7 milion tablet. Në kompani për vitin e ardhshëm presin që do të shesin në mes 17 dhe 18 milion laptop, e në tri vite për nga dërgesat do të duhej të bëhen prodhuesi më i madh i portativëve në botë.

Gjithashtu, ani pse shitja e netbookëve është në rënie, në kompani edhe vitin e ardhshëm pritet të dërgojnë më shumë netbook se sa tablet – katër, në krahasim me tre milion e gjysmë. Për sa i përket biznesit të kompanisë me pllakat amë pritet rritje e dërgesave prej 10 për qind në 25 milion njësi. /Telegrafi/