LAJMI I FUNDIT:

Më shumë investime në hulumtime

Më shumë investime në hulumtime

Sipas informatave që ka Digitimes, HP, Dell dhe Acer janë duke rritur shpenzimet për hulumtim dhe zhvillim. Gjithashtu, ndryshimet e mëdha në industrinë e kompjuterëve do të kërkojnë ndryshimin e modeleve ekzistues të afarizmit dhe strategjive të marketingut.

Pasi që Windows 8 sjell përkrahjen për punë me tablet, duke përfshirë edhe procesorët ARM, prodhuesit e kompjuterëve duhet të adaptohen. Në HP do të risin investimet në produktet e rinj, e nënpresidenti i zhvillimit do ti raportoj drejtpërdrejtë Meg Whiteman (CEO). Dell sipas pohimeve në hulumtim dhe zhvillim gjatë vitit të ardhshëm do të investoj një miliard dollarë që paraqet rritjen prej 51%. Gjithashtu, Dell do të vazhdoj me akvizicionet e kompanive më të vogla, kështu që do të ketë nevojë për sigurimin e mjeteve për integrimin e tyre.

Departamenti për hulumtim dhe zhvillim pranë Acer pritet të rritet nga 600 në 1,000 të punësuar. Në kompani janë të vetëdijshëm për ndryshimet në treg dhe mendojnë se mundësia e zhvillimit të pajisjeve me Android dhe me procesorët ARM po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. /Telegrafi/