LAJMI I FUNDIT:

Asus i përgjigjet tregut me tabletin Transformer Prime

Asus i përgjigjet tregut me tabletin Transformer Prime

Edhe një tablet i ri i avancuar me sistemin operativ Android, do t’i shtohet tregut të pajisjeve mobile gjatë muajit dhjetor.

Më saktë, bëhet fjalë për Asus Transformer Prime, i cili pritet të paraqitet në treg gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa gjatë ditës së djeshme është thënë se sasia e vendosur për para-porosi në Amazon është shitur brenda 24 orëve, pas kërkesës së madhe të përdoruesve.

Mu për këtë arsye, Asus pritet të lëshojë në treg një sasi prej 350 mijë copëve, në mënyrë që t’i përgjigjet kërkesës së madhe për Transformer Prime.

Me versionin origjinal të tabletit Transformer, Asus kishte gabuar, pasi që i kishte ofruar tregut më pak sasi të tabletit të saj, krahasuar me kërkesen nga blerësit.


Gjithsesi se do të jetë interesante të shihet se sa popullor do të jetë modeli i ri i tabletit Transformer Prime, i cili do të jetë tableti i parë me procesorin quad-core të Nvidia Tegra 3. / Telegrafi /