LAJMI I FUNDIT:

Samsung ndërpret prodhimin e netbook’ëve

Samsung ndërpret prodhimin e netbook’ëve

Me sa duket, Samsung është duke u munduar t’i japë fund linjës së saj të netbook’ëve të ndryshëm, dhe në vend të tyre të koncentrohet në platformën e Ultrabook’ëve të Intel.

Këtë njoftim, Samsung e ka bërë të ditur për partnerët e saj tregtar, përmes një emaili.

Në këtë email shihet se Samsung do të ndërprejë prodhimin e kompjuterëve të vegjël me 10.1 inç, dhe në vend të këtyre do të koncentrohet në prodhimin e kompjuterëve të njohur si Ultrabook me 11.6 dhe 12 inç.

“Bashkë me lansimin e strategjisë së re të kompanisë për vitin 2012, ne do të ndërprejmë prodhimin e netbook’ëve me 10.1 inç në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, për ta mundësuar prezantimin e pajisjeve ultra-portative, si ato me 11.6 dhe 12 inç” thuhet në emailin zyrtar të kompanisë jug-koreane. / Telegrafi /