LAJMI I FUNDIT:

Tableti me Android i qëndrueshëm ndaj ujit

Tableti me Android i qëndrueshëm ndaj ujit

Në fillim të nëntorit kompania Fujitsu shfaqi në konferencën Fujitsu Forum 2011 tabletin e vet me Androir të qëndrueshëm ndaj ujit – Arrows Tab LTE F-01D.

Pajisja e cila për momentin është në dispozicion vetëm në Japoni, mund të zhytet deri në një metër në ujë, peshon 597 gram dhe kjo e bën ideal për përdorim, në, po e zëmë vaskë ose kuzhinë.

Ky tablet 10.1-inçësh me trashësi prej pak më shumës e 3 milimetra, ka procesorin dybërthamësh në 1 GHz, portin USB, përkrahjen për Wi-Fi dhe punon në Android 3.0.

Ekrani ka rezolucionin 1280×800, ndërsa pajisja ka kamerën e pasme dhe atë të përparme prej 5.1 respektivisht 1.3 megapiksel.
Faqja Netbook Italia së voni publikoi se kjo pajisje mund të ndodhë të paraqitet në Evropë së shpejti, shkruan The Verge. /Telegrafi/