LAJMI I FUNDIT:

Nintento Wii festoon 5 vjetorin

Nintento Wii festoon 5 vjetorin

Gjatë javës së kaluar, konsola e Microsoft, Xbox 360 kishte festuar 10 vjetorin e saj, PlayStation 3 kishte ditëlindjen e pestë, ndërsa sot edhe Nintendo Wii përmbush 5 vite jetë, pasi që e njëjta ishte lëshuar në tregun amerikan, po në këtë ditë.

Gjatë këtyre pesë viteve Nintendo kishtë shitur mbi 88.3 milionë konsola Wii në tërë botën, ndërsa kur ajo kishte ardhur në jetë, e kishte ndryshuar krejtësisht ndërfaqen lëvizëse në industrinë e lojërave.

Njëri ndër funksionet kryesore të kësaj konsole është mundësia e kontrollimit të saj nga distanca përmes Wii Remote, e cila detekton lëvizjën në tri dimensione.

Mirëpo, viteve të fundit, Wii kishte humbur shkëlqimin e saj të plotë, pasi që edhe platformat rivale, si ajo e Microsoft Kinect, apo dhe Sony PS3 kishin hyrë në këtë segment të lojërave, dhe e kanë ndarë tregun. / Telegrafi /