LAJMI I FUNDIT:

MacBook Pro i freskuar – së shpejti?

MacBook Pro i freskuar – së shpejti?

Nëse mund ti besojmë AppleInsiderit, MacBook Pro i ri do të mund të paraqitet gjatë muajit të ardhshëm. Edhe pse fillimisht pritej që portativët e freskuar të paraqiten gjatë shtatorit, deri te shtyrja ka ardhur gjoja për “ti dhënë më shumë hapësirë” iPhone 4S-it dhe iOS 5.

Gjithashtu, edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, një nga arsyet e shtyrjes mund të ndodhë të jetë prodhimi i ndërprerë në fabrikën Catcher Technology. Kjo kompani prodhon 60% të shtëpizave për kompjuterët MacBook dhe siç kemi shkruar është gjetur nën akuzat për thyerjen e ligjeve të ndotjes së ambientit, e sipas pohimeve të prodhuesit, gjatë tetorit pritet rënie e dërgesave prej 20%. Nga kompania kanë paralajmëruar se do të investojnë në modernizimin e fabrikës, dhe se shpresojnë se prodhimi do të mund të rifilloj gjatë nëntorit.

Mendohet se përtëritja e portativëve do të jetë minore, e do të përfshij procesorët e rinj Sandy Bridge të Intelit. Procesorët e rinj katërbërthamësh Core i7 me takte të punës prej 2.4, 2.5 dhe 2.7 GHz mund të ndodhë të zëvendësojnë procesorët ekzistues 2-, 2.2- dhe 2.3-gigahercësh në MacBook Pro. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Kalo në kategori