LAJMI I FUNDIT:

Padi për shkak të Kindle

Padi për shkak të Kindle

Kompania Smartphone Technologies ka paditur Amazonin. Arsyeja është Kindle Fire, respektivisht patentat të cilat kompania i shkel me tabletin e saj.

Në padi përmenden katër patenta, e ata kanë të bëjnë me funksionalitetet kryesore të tabletit në kohërat e sodit. Një patentë përshkruan prekjen e sipërfaqes së ekranit për të ndërmarrë ndonjë veprim, për shembull për të aktivizuar ndonjë aplikacion. Patenta e dytë ka të bëjë me “sistemit dhe metodat e shfaqjes dhe menaxhimin me kalendarët e shumëfishtë në adresarin digjital”.

E njëjta kompani vitin e kaluar pati paditur Apple-in dhe RIM-in, e lëndët janë ende duke u zvarritur nëpër gjykata. /Telegrafi/