LAJMI I FUNDIT:

Katër Atom të rinj nga Intel

Katër Atom të rinj nga Intel

Intel kësaj jave në treg dërgoi katër Atom të rinj e dy nga ta janë të dedikuar për përdorim në kompjuterët netbook, segmentin e tregut të kompjuterëve që është në perëndim dhe nettopëve – segmentit që asnjëherë nuk u pranuar mirë në treg.

Seria N dhe modelet N2600 dhe N2800 i dedikohen netbookëve, ndërsa punojnë në 1.6 dhe 1.8 GHz (N2600) respektivisht 1.8 dhe 2.13 Ghz. Modeli më i dobët ka TDP-në prej vetëm 3.5 vat, e më i forti prej 6.5 vat.

Modelet në serinë D – D2500 dhe D2700 punojnë në frekuencat prej 1.86 dhe 2.13 GHz për modelin më e dobët, dhe 2.13 dhe 2.4 GHz për modelin më të fuqishëm, e TDP-ja për të gjitha modelet është nën 10 vat.

Të gjithë çipat përveç Atom D2500 përkrahin Hyperthreading dhe vijnë me 512 KB L2 cache dhe deri në 4 GB RAM, që është një risi për Atomët. /Telegrafi/