LAJMI I FUNDIT:

Shtesa më e shtrenjtë

Shtesa më e shtrenjtë

14 Bike Co, prodhuesi i biçikletave nga Mbretëria e Bashkuar në bashkëpunim me Samsung krijoi një biçikletë për qytet me kualitet të lartë (i ashtuquajturi fixie) e cila është i pajisur me një mbajtës për Galaxy Tab 10.1.

Tableti për biçikletë përforcohet me një bartës që demontohet dhe i cili është i mbaruar nga fijet e karbonit. Mbajtësi është elegant – peshon krejtësisht 125 gram, e nëse ia shtojmë peshën e tabletit që është 565 gram atëherë masa e biçikletës i bie të rritet për vetëm 700 gram.

Ky bashkim i biçikletës dhe tabletit është menduar ashtu që ngasësi lehtë mund ti qaset tabletit gjatë vozitjes. Pajisja portative do të duhej të shërbej për navigacion, përcjelljen e rrugës së kaluar ose për shembull qasjen në udhëzimet në rast të nevojës për ndreqjet e vogla. Neve na duket se ngasësit në tablet do ti duhet të mbaj kryesisht udhëzimet për ndihmën e parë, por ndoshta gabohemi.

Duke pasur parasysh se Samsung Galaxy Tab 10.1 vjen me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, edhe biçikleta mund të blihet me këto dy ngjyra. Çmimi ende nuk është i ditur, por është për të pritur se do të jetë goxha i lartë. /Telegrafi/