LAJMI I FUNDIT:

Pranuan kurdisjen e çmimeve të pajisjeve optike

Pranuan kurdisjen e çmimeve të pajisjeve optike

Kompania e përbashkët e Hitachit dhe LG Electronicsit pranoi fajësinë dhe u pajtua për të paguar dënimin prej 21.1 milion dollarë për shkak të kurdisjes së çmimeve të pajisjeve optike.

Hitachi-LG Data Storage është akuzuar për komplot dhe mashtrim pranë një gjykate në Kaliforni pas një hetimi të gjatë të ministrisë amerikane të drejtësisë. Para përafërsisht dy viteve shumë kompani të mëdha, duke përfshirë Sonyn, Hitachin dhe Toshiban, publikuan se kanë marrë një urdhëresë nga ministria amerikane e drejtësisë në lidhje me shitjen e pajisjeve optike, siç janë CD, DVD dhe Blu-ray playerët.

Me falsifikimin e ofertave dhe kurdisjen e çmimeve të pajisjeve optike kompanitë kanë pamundësuar konkurrencën të bëj novacione në industri, thuhet në deklaratën e përfaqësuesve të ministrisë amerikane të drejtësisë.

Pasi që pranuan kryerjen e veprave për të cilat ngarkohen, e të cilat pritet të miratohen nga gjykata, Hitachi-LG Data Storage Inc kanë pranuar të ndihmojnë hetimin i cili është ende duke vijuar. Përfaqësuesit e kompanive theksojnë se në tërësi do të bashkëpunojnë me ministrinë e drejtësisë për të avancuar afarizmin dhe se në tërësi do të respektojnë rregullat, respektivisht do të parandalojnë incidentet e ngjashëm në të ardhmen. /Telegrafi/