LAJMI I FUNDIT:

Fusion F2QR Sonnet i shpejtë dhe kompakt

Fusion F2QR Sonnet i shpejtë dhe kompakt

Kompania Sonnet paraqiti diskun portativ Fusion F2QR, versionin e avancuar të diskut ekzistues Fusion F2.

Bëhet fjalë për një pajisje shumë interesante i cili në një shtëpizë kompakte ka dy disqe 2.5-inçësh me kapacitet prej 1 TB (secili), të lidhur në fushën RAID.

Sonnet Fusion F2QR ka të integruar RAID kontrolluesin harduerik i cili përkrah konfigurimet RAID 0, 1 dhe JBOD. Përveç këtyre, pajisja ka spektrin e gjerë të konektorëve për lidhje me kompjuterin – aty janë eSATA, FireWire 400 dhe 800, një konektor USB 2.0 dhe konektori 3.5-milimetërsh për furnizimin e jashtëm. Prodhuesi ofron shpejtësitë e bartjes së të dhënave nga 160 MB/s, varësisht nga ndërfaqja dhe konfigurimi i disqeve. Çmimi i Fusion F2QR të Sonnet është 569 dollarë. /Telegrafi/