LAJMI I FUNDIT:

Super Talent Storage POD

Super Talent Storage POD

Super Talent paraqiti shtëpizën ekstreme për disqe. Emrin e ka Storage POD, ndërsa të përkrahur janë disaqet 2.5 inçësh ose SSD-të.

Pajisja në kompjuter kyçet përmes ndërfaqes së shpejtë USB 3.0, e dimensionet e saj janë 129 x 81 x 15 milimetra. Ofron mbrojtjen nga goditjet dhe vibrimet me anë të “mbështjelljes” nga goma, e instalimi i diskut zgjat vetëm pesë minuta, thotë prodhuesi.

Çmimi i propozuar i shitjes së pajisjes në tregun amerikan është 30 dollarë. Pajisja shitet me garanci një vjeçare. /Telegrafi/