LAJMI I FUNDIT:

Bisha që ftoh

Bisha që ftoh

Në përputhje me paralajmërimet prej para gati pesë muajve, Alpenföhn paraqiti një ftohës të ri të dedikuar për shfrytëzuesit që kërkojnë performancat maksimale për ftohjen ajrore.

Ftohësi i ri quhet K2 sipas majës së dytë më të lartë në botë me cilën gjë Alpenföhn vazhdoi traditën e vet të emërtimit të ftohësve sipas bjeshkëve të njohura. K2 është një ftohës gjigant i përbërë nga dy kulla të cilat me bazën janë të lidhur me tetë gypa për nxjerrjen e nxehtësisë. Nga pjesa e jashtme ndodhet një ventilator prej 120-milimetrave, ndërsa në mes ndodhet në ventilator 140-milimetrash Wing Boost. Nga jashtë mund të vendoset një ventilator i tretë prej 120-milimetrave.

Të dy ventilatorët e bashkangjitur kyçen në kontorin 4-pinësh i cili mundëson rregullimin e lehtë PWM përmes pllakës amë. Por, pasi që pjesa më e madhe e pllakave ka vetëm një konektor të këtillë, në paketim me ftohësin dërgohet edhe një ndarës. Në shpejtësinë më të ulët ventilatorët bëjnë në mes 8 dhe 10 dB zhurmë, e në më të lartën 25 dB.

Kombinimi i bakrit (baza dhe gypat për nxjerrjen e nxehtësisë), alumini (fletëzat) dhe nikelit që është përdorur si mbulesë mbrojtëse janë përgjegjës për masën e lartë prej 1,050 gramëve. Alpenföhn K2 është kompatibil me procesorët x86 të paraqitur në disa vitet e fundit (Socket AM2/AM3/FM1, LGA-775, LGA-1155/1156, LGA-1366).


Çmimi i propozuar për shitjen e këtij ftohësi është 74.9 euro.