LAJMI I FUNDIT:

Zotac GeForce GT 520 për PCI

Zotac GeForce GT 520 për PCI

Zotac paraqiti dy kartele të pazakonshme grafike GeForce GT 520 për shfrytëzuesit me kërkesa të ulëta.

Kartelat janë në dispozicion në versionet me ndërfaqen PCI ose PCIe x1 dhe si të tilla pikësëpari janë interesant për pronarët e kompjuterëve (shumë) të vjetër ose të atyre me pllakat kompakte amë me zgjidhje të kufizuar të slloteve.

Përveç ndërfaqes, dallimi është edhe në ftohje – versioni PCI ka ftohësin pasiv, e PCI Express vjen me një ventilator të vogël. Të dy modelet janë të bazuar në GPU-në e Nvidias me 48 bërthama CUDA, 512 MB të memories DDR3 dhe mbledhësen 64-bitësh të memories. Taktet e procesorit grafik dhe shaderëve janë 810 dhe 1,620 MHz, derisa memoria punon në 1,333 MHz. Ofertën e video konektorëve e përbëjnë daljet VGA, DVI dhe HDMI derisa çmimet nuk janë publikuar ende. /Telegrafi/