LAJMI I FUNDIT:

Motorola së shpejti me dy tablet?

Motorola së shpejti me dy tablet?

Gjatë ditës së djeshme në internet janë shfaqur fotografitë e dy tabletëve të rinj të Motorola’s, njëri prej të cilëve thuhet se është Motorola Xoom 2, ndërsa modeli tjetër do të jetë një tablet i bazuar në Android, dhe do të paraqitet gjatë muajit dhjetor.

Sipas një njoftimi të fundit, thuhet se Motorola së shpejti do ta lansojë modelin e ri të tabletit me ekran prej 7 inçësh, së bashku me modelin tjetër Motorola Xoom 2, për të cilin thuhet se do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10 inç.

Të dyja modelet e reja të tabletëve të Motorola’s pritet të kenë versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android 3.2 Honeycomb, ndërsa flitet se Xoom 2 do të ketë procesor dy bërthamor 1.2GHz, dhe 1GB RAM.

Më tej është thënë se Xoom gjithashtu do të ketë mundësi të incizimit të videos në formatin Full HD në 1080p, mirëpo ende nuk dihet asgjë për koston që duhet paguar për asnjërin për këta tablet. / Telegrafi /