LAJMI I FUNDIT:

Toshiba DX735 në fillim të tetorit

Toshiba DX735 në fillim të tetorit

Në fillim të muajit të ardhshëm Toshiba në shitje lëshon DX735, kompjuterin all-in-one me ekran me diagonale prej 23 inç.

Kompania kompjuterin e reklamon si një zgjidhje multimediale për shfrytëzuesit e fundmë, gjë të cilën e dëshmojnë edhe pajisjet përcjellëse.

Blerësit do të kenë mundësinë të zgjedhin në mes të procesorëve Core i5 dhe i7 të Intelit, e konfigurimin e zakonshëm e përbëjnë 4 GB memorie, disku me kapacitetin prej 1 TB, DVD incizuesi, stereo altoparlantët nga kompania Onkyo, dalja HDMI dhe konektori USB 3.0. Ekrani ka HD rezolucion të plotë dhe ka funksionalitetin touchscreen, derisa ndaras shfrytëzuesi mund të zgjedhin edhe TV tunerin. Çmimi fillon nga 957 dollarë. /Telegrafi/