LAJMI I FUNDIT:

Siemens tërhiqet nga industria bërthamore

Siemens tërhiqet nga industria bërthamore

Kompania e njohur Siemens ka njoftuar tërheqjen e saj të përhershme nga industria bërthamore.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanisë për gazetën “Spiegel”, të cilët kanë deklaruar se ky veprim është një përgjiigje ndaj fatkeqësisë bërthamore në Fukushima të Japonisë. Sipas tyre, ky veprim është edhe në përputhje të plotë me masat që do të ndërmarrë qeveria gjermane për mbyllejen e të gjitha centraleve deakdën e ardhshme.

Siemesn është kompania e cila ka dhënë kontributin më të madh në ndërtimin e 17 centraleve atomikë, që ekzistojnë aktualisht në Gjermani. /Telegrafi/