LAJMI I FUNDIT:

Google TV në Mbretërinë e Bashkuar

Google TV në Mbretërinë e Bashkuar

Google TV deri tani ka qenë në dispozicion vetëm në tregun amerikan, mirëpo me sa duket, kjo gjë do të ndryshojë së shpejti.

Sipas një raporti të fundit nga Telegraph, thuhet se Google do ta lëshojë shërbimin e saj të televizionit edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-drejtori i Google, Eric Schmidt pritet të paralajmërojë Google TV gjatë mbajtjes së ligjëratës vjetore të MacTaggart në Festivalin e Televizionit në Edinburgh, ndërsa shërbimi pritet të jetë i gatshëm për këtë treg, pas gjashtë muajsh.

Ende nuk dihet nëse për Google TV në Mbretërinë e Bashkuar do të ofrohet hardueri i njëjtë, nga Logitech dhe Sony, sikurse ofrohet në SHBA, apo mbase Google do të gjejë ndonjë partner lokal në Britani. / Telegrafi /