LAJMI I FUNDIT:

Xbox Kinect Star-Wars me prodhim të limituar

Xbox Kinect Star-Wars me prodhim të limituar

Më në fund vjen një lajm mirë për të gjithë të apasionuarit e lojrave elektronike, pasi Microsoft ka prezantuar kompiuterin e lojrave Xbox, Kinect Star-Wars me prodhim të limituar.

Ky kompiuter është rezultat i bashkëpunimit mes kompanisë Microsoft dhe LucasArts dhe është një model që nuk ndryshon shumë nga versioni normal. Memorja e integruar e këtij Xbox-i është 320 GB, në të cilën mund të ruhen lojra por edhe filmat që t’i dëshiron.

Xbox Kinect Star-Wars del në treg në fund të këtij viti dhe kushton 449$. /Telegrafi/