LAJMI I FUNDIT:

Platforma Ideum MT-55 në treg

Platforma Ideum MT-55 në treg

Kush është i interesuar për kompiuterat-tavolinë, le t’i hedhë një sy kësaj platforme. Quhet Ideum MT-55 dhe është prototimi më i ri, që sapo ka dalë në treg.

Ky model ka lartësinë e një tavoline normale, në sipërfaqe të së cilës ka një ekran 55-inch LED LCD me prekje të shumëfishtë me rezolucion 1920 x 1080. Një procesor 2.66 GHz Intel Hyper-Threaded Dual-Core i5, 8GB/RAM, një memorje të integruar 128 GB, WiFi dhe Bluetooth.

Platforma Ideum MT-55 ndodhet aktualisht në treg dhe kushton 17,950 $ /Telegrafi/