LAJMI I FUNDIT:

Sony nxjerr në treg hard diskun e parë të jashtëm

Sony nxjerr në treg hard diskun e parë të jashtëm

Ju mund të keni parë e provuar shumë pajisje të Sony, por këtë rradhë, kjo kompani sjell për herë të parë një produkt të ri: Hard diskun e jashtëm Sony HD PG5.

Bëhet fjalë për një prototip të ri, shumë i hollë, me një dizajn fantastik dhe me një memorje 500 GB. Ky model ka portë USB-je 3.0, për trasferim të shpejtë të materialeve. Hard disku i Sony është i përshtatshëm për televizorin Sony Bravia, ku përmes kabullit të USB-së mund të regjistrohen materiale HD.

Kjo arkivë portative pritet të dalë brenda këtij muaji, e menjëherë me të do të njoftohet edhe kostoja e tij. /Telegrafi/