LAJMI I FUNDIT:

Nisin prenotimet per laptopin e Samsung me panel diellor

Nisin prenotimet per laptopin e Samsung me panel diellor

Kush ka shfaqur interes për laptopin e vogël Samsung NC215s, të cilin e prezantuam dy javë më parë, tashmë mund ta prenotojë në Amazon për 399 $, dhe ai do të jetë i juaji pas tre javësh.

Për të gjithë ata që se mbajnë mend, ju kujtojmë se bëhet fjalë për një model me sistem operimi Windows 7, me një ekran 10-inch me rezolucion 1024 x 600, procesor dual-core Atom N570, 1 GB/RAM, memorje të integruar 250 GB, WiFi dhe Bluetooth. Ky laptop i Samsung peshon 1.3 kg.

Por surpriza e këtij laptopi të Samsung qëndron te bateria e tij. Pjesa e prapme e ekranit, ka një panel diellor, i cili shërben si karikues për këtë pajisje. Ai gjithashtu mund të karikohet edhe në mënyrë tradicionale. /Telegrafi/