LAJMI I FUNDIT:

Microsoft me tastierë të lakuar

Microsoft me tastierë të lakuar

Gjatë kësaj jave, Microsoft e ka shtuar edhe një tastierë ergonomike në linjën e saj të tastierave të quajtur Curve Keyboard 3000, e cila është krijuar me dizajn të lakuar.

Kjo tastierë e lakuar është krijuar për t’i mundësuar përdoruesve të shkruajnë në formën dhe pozicionin e preferuar, pa pasur nevojë të qëndrojnë drejtë, dhe në një formë të vetme.

The Microsoft Comfort Curve Keyboard 3000 është prodhuar për tu mundësuar njerëzve të qëndrojnë në pozicionin më natyral, si dhe për përshpejtimin e shtypjes së tasteve gjatë shkrimit në kompjuter.

Për më shumë, kjo tastierë mundëson edhe kontrollimin e muzikës, hapjen e kalkulatorit si dhe funksioneve tjera të rëndësishme, përmes butonave të dedikuar për këto komanda.


Këtë tastierë të lakuar të Microsoft mund ta blini përmes faqes zyrtare të kompanisë, apo edhe ta porosisni nga Amazon, për një çmim prej 19.99 dollarësh. / Telegrafi /