LAJMI I FUNDIT:

MSI nxjerr në shitje dy kompiutera për lojra

MSI nxjerr në shitje dy kompiutera për lojra

Kompiuterat për lojra GX 780 dhe GT 780R të kompanisë MSI kanë dalë sot në shitje respektivisht me çmimet 1550 $ dhe 1750 $.

Bëhet fjalë për dy modele që kanë një ekran 17.3 inch me rezolucion 1920 x 1080, procesor Core i7 2630 QM, 16 GB/RAM dhe memorje të integruar 1 TB (terrabit). Ndryshimi i vetëm i këtyre kompiuterave është te karta grafike. Modeli GT 780R ka një kartë GeForce GTX 560M me 1.5 GB/RAM ndërsa GX 780 ka një kartë grafike GT 555M me 1GB/RAM.

Me këto parametra të “frikshme”, këto prototipe mund të suportojnë çdo lloj formati që ndodhet aktualisht në treg. /Telegrafi/