LAJMI I FUNDIT:

Versioni i ri i “Nintendo Wii” në treg në 2012

Versioni i ri i “Nintendo Wii” në treg në 2012

Pas njoftimit se “PS4” dhe “Xbox 360” do të dalin më një version të ri në vitin 2014, “Nintendo” ka bërë të ditur se modeli më i ri “Wii” do të hidhet në treg në vitin 2012.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të lartë të kësaj kompanie, sipas të cilëve ky prototip do të bëhet publik në muajin Korrik, gjatë panairit në Los Angeles, ndërsa prodhimi i tij në masë për t’u hedhur në treg do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ky kompiuter lojrash i ri i “Nintendo” do të bazohet në një dizajn AMD R700 GPU, sistemi qëndror do të jetë triple-core IBM Power PC, që do të hap edhe lojrat në 3D. Sipas njoftimeve paraprake, çmimi i këtij kompiuteri lojrash pritet të jetë 350-400 $. /Telegrafi/