LAJMI I FUNDIT:

USB-ja që gjen filmat porno

USB-ja që gjen filmat porno

Pas sondazheve të bëra ne disa shtete të evropës lindore, ku u vu re se pjesa më e madhe e të rinjve shpenzonte shumë kohë për të parë filma porno në internet, kompania “Paraben” prodhoi një USB që kërkon në mënyrë automatike filmat porno.

USB-ja “Porn Stick”, ngjan si normale, por në fakt ajo ka një mision shtesë, kërkon për gjurmë të filmave porno në të gjithë arkivën e kompiuterit, përfshi këtu edhe DVD-të, CD-të apo edhe hard disqet e jashtme.

Për këtë qëllim special të saj ajo kushton 100 $. Ndërkohë ekspertët e korporatës “Paraben”, ja kanë këshilluar këtë USB edhe prindërve për të ndaluar që femijët e tyre nën moshë të shohin skena të forta seksi. Kjo USB nuk kërkon ndonjë program për tu instaluar në kompiuter, por është e aktivizuar. /Telegrafi/