LAJMI I FUNDIT:

LG prin në tregun e LED-ekraneve

LG prin në tregun e LED-ekraneve

Vitin e kaluar ekranet me ndriçim në prapavijë LED rrëmbyen 10 % të tregut të ekraneve, ndërsa në raport me muajt e parë të vitit të kaluar, në fillim të këtij viti është dyfishuar pjesëmarrja e tyre në treg.

Nga prodhuesit e ekraneve të tilla (me ndriçim LED) pjesën më të madhe të tregut e ka pasur LG.

Në fakt, sipas të dhënave të publikuara, prodhuesi korean gjatë vitit të kaluar kishte shitur tre milionë njësi të këtij produkti, që ishte rreth 18 % e tregut të ekraneve me ndriçim LED.

Ndërkaq, gjatë këtij viti, drejtuesit e LG presin që të rrëmbejnë 30 % të tregut të këtyre ekraneve. /Telegrafi/