LAJMI I FUNDIT:

Nintendo Wii pa 3D

Nintendo Wii pa 3D

Presidenti i seksionit amerikan të Nvidia ka thënë për CNN se versioni i radhës i ‘Wii’ me gjasë nuk do të ketë mbështetje për shfaqjen e fotografive në 3D.

Edhe pse mundësia e shfaqjes së fotografive në 3D në panelin kontrollues 3DS të kompanisë, është hap i rëndësishëm teknologjik, drejtuesit e Nintendos besojnë se efekti 3D është i vështirë të jepet në televizor në mënyrë që të jetë efikas për shumë njerëz njëkohësisht.

Nga kompania thonë se njëra nga mundësitë është shfrytëzimi i teknologjisë 3D, e cila nuk kërkon syza, por ajo teknologji është e rrallë dhe tash për tash vështirë se mund të implementohet.

Detaje të tjera në lidhje me ‘Wii’ nuk ka, por njëra nga mundësitë që padyshim do të jetë, është mbështetja për HD, si dhe pritet përmirësimi i sistemit grafik që do të japë shfaqje më të detajuar të lojërave. /Telegrafi/