LAJMI I FUNDIT:

Në prill Radeon HD 6790

Në prill Radeon HD 6790

AMD në fillim të muajit prill do të shfaqë edhe një kartelë grafike për segmentin e mesëm të tregut. Kartela Radeon HD 6790 pritet t’i konkurrojë GeForce GTX 550 Ti, ndërsa baza e saj është variant i procesorit grafik Barts nga modeli 6870.

AMD Radeon HD 6790 ka çip Barts LE me takt 840 MHz me gjithsej 800 stream-procesorë dhe 40 njësi strukturale dhe 32 njësi ROP.

Memoria mbetet 256 bitëshë, ndërsa sasia e memories GDDR5 po ashtu duhet të jetë 1 GB me takt efektiv prej 4.2 GHz.

Mbushja shtesë do të përbëhet nga dy konektorë gjashtë pinash me shpenzim maksimal prej 150 W.


Paralajmërohen edhe fotografi të modelit të Sapphire, HDMI, DisplayPort dhe dy dalje DVI. Si datë e prezantimit zyrtar është caktuar 5 prilli. /Telegrafi/