LAJMI I FUNDIT:

MSI kompjuterë të bazuar në Brazos

MSI kompjuterë të bazuar në Brazos

Nga MSI kanë njoftuar për prezantimin e dy produkteve të para të bazuara në platformën AMD Brazos, edhe atë laptopin CR650 15.6 inçësh dhe kompjuterin ‘krejt në një’ Wind Top AE2050 20 inçësh.

Me çmim fillestar prej 500 dollarësh, CR650 e karakterizon diagonalja e ekranit prej 15.6 inçësh (1366 x 768 pikselë), E-350 APU që përbëhet nga dy bërthama 1.6 GHz x 86 dhe grafikë Radeon HD 6310.

Disk me kapacitet 250 deri në 500 GB, regjistrues DVD, Ethernet gigabitësh, 802.11 b/g/n WiFi opsione për lidhje në internet, si edhe HD ueb-kamera dhe bateri gjashtëqelizore.

Modeli tjetër ka shenjën AE2050 dhe e karakterizon çmimi prej 680 dollarësh, me të cilin blerësit marrin E-350 APU dhe deri në 4 GB memorie sistemike. /Telegrafi/