LAJMI I FUNDIT:

Bateritë e reja mbushen shpejtë

Bateritë e reja mbushen shpejtë

Bateritë e reja të telefonave celularë do të duhej të mbusheshin për disa sekonda, ndërsa bateritë për kompjuterët laptopë dhe automjetet elektrike, duhet të mbushen për disa minuta, edhe atë falë teknologjisë së re të prodhimit të baterive të cilat janë zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Ilinoisit.

Në fakt, bateritë standarde Li-Ion ose NiMH shfaqin rënie të dukshme të performancave kur mbushen shpejtë edhe zbrazen shpejtë.

Profesori Paul Braun thotë se sistemi të cilin e kanë krijuar ofron mundësi të mbushjes së shpejtë dhe sigurim të energjisë, por edhe mundësi të deponimit të energjisë së tillë, gjë që nuk ndodh te bateritë tjera. /Telegrafi/