LAJMI I FUNDIT:

Western Digital përvetëson Hitachi GST

Western Digital përvetëson Hitachi GST

Western Digital bën të ditur se planifikon të përvetësojë sektorin e Hitachi për prodhimin e disqeve, Hitachi GST.

Drejtuesit e kompanive tashmë kanë arritur marrëveshje, ndërsa shuma e përgjithshme e investimit përfshin 4.3 miliardë dollarë.

Sipas marrëveshjes, Hitachi do të ketë 10% të aksioneve të Western Digital, ndërsa e ka mundësinë që të angazhojë edhe dy menaxherë në udhëheqësinë e WD.

Pas përvetësimit do të largohet emri Hitachi GST, ndërsa kompania e re do ta ketë vetëm emrin Western Digital dhe bazën aktuale në Kaliforni, ndërsa transaksioni pritet të ndodhë pa përfunduar ky vit. /Telegrafi/