LAJMI I FUNDIT:

Pentax Optio S1

Pentax Optio S1

Pentax ka paraqitur në ofertën e vet Optio S1, fotoaparatin e ri kompakt. Fotoaparati vjen me sensor me rezolucion prej 14 megapikselësh, me zmadhim optik 5x (28-140 mm) dhe stabilizim të fotografisë.

Po ashtu, është përfshirë edhe mundësia e përpunimit të thjeshtë të fotografive HDR, diagonalja e ekranit LCD është 2.7 inçë, është e mundur të xhirohen video me rezolucion 720p, ndërsa janë të përfshira edhe funksionet Fast Face Detection, Smile Capture dhe Blink Detection.

Fotoaparati do të dalë në shitje në tregun amerikan deri në fund të këtij muaji, ndërsa çmimi shitës pritet të jetë 200 dollarë (144 euro). /Telegrafi/