LAJMI I FUNDIT:

Frontmeni i Black Eyed Peas bëhet drejtor në Intel

Frontmeni i Black Eyed Peas bëhet drejtor në Intel

Muzikanti, producenti dhe frontmeni i grupit të famshëm muzikor Black Eyed Peas është paraqitur të martën në pozitën e tij të re. Will.i.am është bërë drejtor kreativ i Intel përgjegjës për inovacione.

Në Intel will.i.am-in e kanë njohur si novator, adhurues të teknologjisë, ndërmarrës dhe filantrop, e kjo është edhe arsyeja pse kanë vendosur për angazhimin e tij. Megjithatë, në vend që me krijimet e tij zanore dhe muzikore të zbavitë punëtorët e Intel, will.i.am në radhët e gjigantit kompjuterik do të jetë përgjegjës për inovacione.

“Pothuajse çdo gjë që bëj përfshin procesorët dhe kompjuterët, e kur e shoh procesorin e Intel, mendoj për të gjitha mendjet kreative të cilat qëndrojnë pas zhvillimit të tyre dhe për faktin se sa në të vërtetë më kanë ndihmuar në zhvillimin tim kreativ”, ka thënë will.i.am në konferencën e organizuar për gazetarë.


Detajet e plota të bashkëpunimit nuk janë zbuluar, mirëpo will.i.am do të bashkëpunojë me Intel në zhvillimin e teknologjive të reja në një varg segmentesh të industrisë. /Telegrafi/

Për më shumë, shikoni paraqitjen e tij para gazetarëve si drejtor kreativ i Intel.