LAJMI I FUNDIT:

Toshiba mban syzet për 3D

Toshiba mban syzet për 3D

Përkundër numrit të madh të produkteve të cilat janë paraqitur së fundmi të cilat nuk kanë nevojë për përdorimin e syzeve të posaçme, një numër jo edhe aq i vogël i kompanive edhe më tutje sheh përdorimin e syzeve stereoskopike 3D si mënyrën e vetme për t’u siguruar pamja absolutisht më e pastër e kualitetit tredimensional.

Një prej tyre është edhe Toshiba e cila së shpejti planifikon paraqitjen e modelit të laptopit T551/D8B.

Ky është laptopi i parë i kompanisë Toshiba për të cilin përdoren syzet për krijimin e pamjes tredimensionale (3D). Tani për tani nuk dihet nëse këto janë syze të cilat funksionojnë në procesorët universal të grafikës 3D apo do të jetë diçka e veçantë që do të vjen nga kompania Toshiba, që është një hap krejtësisht i ndryshëm krahasuar me atë që numri i madh i kompanive bëjnë. /Telegrafi/