LAJMI I FUNDIT:

Rritje e reklamave në lojërat mobile

Rritje e reklamave në lojërat mobile

Deri më 2015 vlera e reklamave në lojërat për pajisje mobile do të duhej të rritej nga 87 milionë të vitit të kaluar në 894 milionë dollarë.

Sipas rezultateve të hulumtimit të kompanisë Juniper Research, gjatë disa viteve të ardhshme pritet rritje e madhe e reklamave në lojërat për pajisjet mobile.

Vitin e kaluar në reklamimin në lojërat mobile janë shpenzuar rreth 87 milionë dollarë, mirëpo gjatë pesë viteve të ardhshme pritet rritje e madhe e interesimit të reklamuese në këtë treg, kështu që më 2015 investimin në reklamime do të duhej të rriten në 894 milionë dollarë amerikanë.

Mirëpo, Juniper nuk pret se për shkak të reklamave përpunuesit e lojërave do të ndërpresin pagesën për lojërat e tyre, por krejt e kundërta, pritet se të hyrat nga shitja e lojërave dhe të mirave virtuale në to edhe më tutje do të janë 10 herë më të mëdha se të hyrat nga reklamat. /Telegrafi/