LAJMI I FUNDIT:

Microsoft shet 8 milionë njësi të Kinect

Microsoft shet 8 milionë njësi të Kinect

Sipas shifrave zyrtare, duket se shitjet e Microsoft Kinect nuk janë ulur aspak, prej kohës kur kjo kompani pati raportuar se ka arritur të shesë më shumë se 2.5 milionë njësi të kësaj konsole lojërash, për më pak se një muaj.

Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, i cili sot do të mbajë një fjalim hyrës në panairin CES – Las Vegas, ka thënë se Microsoft ka arritur të shesë më shumë se 8 milionë njësi të konsolës së njohur.

Përveç këtyre shifrave të mira të shitjes, Ballmer ka thënë se kjo konsolë do të sjellë edhe risi të tjera për përdoruesit, funksione të reja si Avatar Kinect, Netflix dhe Hulu, të cilat do të mund të kontrollohen lehtësisht përmes konsolës Kinect. / Telegrafi /