LAJMI I FUNDIT:

CityVille loja më e popullarizuar në Facebook

CityVille loja më e popullarizuar në Facebook

Zynga, prodhuesi i lojërave për rrjetin Facebook sërish ka tejkaluar vetveten. Loja e re e kompanisë, CityVille, vetëm brenda një muaji ka grumbulluar mbi 60 milionë përdorues dhe ka arritur lojën tjetër hit të Zyngas – FarmVille.

Loja CityVille është e ngjashme me FarmVille, vetëm se ajo në vend të fshatit ndodh në qytet, e më së shpeshti e përshkruajnë si lidhje në mes të FarmVille e Sim City.

Nuk është vështirë të supozohet se edhe CityVille do të jetë jashtëzakonisht e suksesshme, mirëpo është e dhëna se brenda gjithsej njëzet ditësh CityVille ka grumbulluar 16.8 milionë në ditë përdorues aktiv dhe me këtë duke arritur FarmVille e cila ka 16.4 milionë përdorues.


Gjykuar sipas shpejtësisë së rritjes së CityVille, mund të supozohet se brenda pak muajsh do ta la në hije FarmVille. /Telegrafi/