LAJMI I FUNDIT:

Revolucioni nga Nokia?

Revolucioni nga Nokia?

Përkundër lëvdatave shumta në llogari të Lumias, në Nokia prapëseprapë cakun e kanë vëndosur më lartë. Shefi i dizajnit pranë kompanisë Marko Ahtisaari premtoi një smartphonë revolucionar pranë të cilit pajisjet tjera do të duken të vjetërsuara.

Detajet për pajisjen nuk janë publikuar, ndërsa janë bërë publike vetëm disa gjëra. Ahtisaari pohon se smartphone i ri do të përdorë teknologjinë revolucionare me çka përvoja e përdorimit të celularit do të ndryshohet përgjithmonë. Për shembull, thuhet se shfrytëzuesit nuk do të duhet të përkulen e madje as të prekin ekranin e pajisjes për ta manipuluar atë. Ky koncept në Nokia është duke u zhvilluar për disa vite tani, por për momentin nuk ka informate se kur ai do të shihet në produktet konkrete.

Gjithashtu, sipas fjalëve të shefit të Nokias, ndërfaqja për shfrytëzues në iPhone është dizajnuar keq dhe është e ngatërruar për përdorim – “udha nga kuzhina deri në WC gjithmonë shkon kah dera hyrëse e banesës”. Nga ana tjetër, Symbianin dhe Androidin i përshkroi si shtëpi-lojëra ku çdonjëri mund të rendis orenditë sipas dëshirës. Windows Phone i Microsoft është më i natyrshëm për përdorim në krahasim me platformat tjera, mendon Ahtisaari. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind

A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind

Lojëra
Kalo në kategori