LAJMI I FUNDIT:

Telefonat e Sonyt me Windows Phone

Telefonat e Sonyt me Windows Phone

Edhe pse bëhet fjalë për thashetheme të faqes Tweakers.net, mund të ndodhë që Sony kah fundi i vitit do të filloj të prodhoj edhe telefona Windows Phone.

Për shumë kënd kjo mund të tingëllojë si diçka e pamundur duke pasur parasysh rivalitetin e Sonyt dhe Microsoftit në tregun e konsolave, por pasi që çdo gjë është e mundur në botën e korporatave të mëdha (kujtoni se si Samsung ia shet pjesët Apple-it i cili i padit ata për shkeljen e patentave) nuk duhet përjashtuar mundësinë që kjo thashetheme të del e vërtetë.

Qysh para dy vitesh, Sony-Ericsson mbaroi disa prototipe të bazuar në sistemin Windows Phone. Modeli i asokohshëm “Julie” asnjëherë nuk pa dritën e diellit, por gjithsesi është dëshmi se zhvillimi i këtillë nuk është i pamundur. Lehtë mund të ndodhë që Sony të pres fundin e vitit dhe sistemin Windows Phone 8, i cili me kernel të përbashkët do ti afrohet “vëllait të madh” Windows 8, i cili do të arrij për server, desktop dhe tablet përafërsisht në të njëjtën kohë. /Telegrafi/