LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy SIII gjatë muajit prill?

Samsung Galaxy SIII gjatë muajit prill?

Këtyre ditëve, iPad 3 po gjeneron shumë interes të publikut dhe përdoruesve të rinj të tabletit të Apple, mirëpo të njëjtën zhurmë po e krijon edhe gjenerata e tretë e telefonit të mirënjohur të Samsung, Galaxy SIII.

Me sa duket, përdoruesit aktual të modeleve ekzistuese të telefonave Galaxy S janë duke e pritur me padurim versionin e ri të telefonit, pasi që versionet e mëparshme të kësaj linje të Samsung janë dëshmuar si shumë të kërkuar për përdoruesit.

Njoftimet e fundit lidhur me Galaxy SIII thonë se telefoni më i ri i Samsung do të vijë në treg gjatë muajit prill.

Sipas ZDNet Korea, agjencia e marketingut e cila merret me produktet e Samsung’ut e ka dhënë muajin prill si datë të lansimit të Galaxy SIII. / Telegrafi /