LAJMI I FUNDIT:

Apple: 25 miliardë aplikacione të shkarkuara nga iOS

Apple: 25 miliardë aplikacione të shkarkuara nga iOS

Apple përsëri është duke numëruar sasinë e aplikacioneve mobile të cilat njerëzit i kanë shkarkuar nga sistemi i saj operativ, iOS.

Këtë herë, numri i aplikacioneve të shkaruara përmes modeleve të ndryshme të iPhone është rreth 25 miliardë, dhe përdoruesi i cili e shënon këtë numër do të marrë një dhuratë nga Apple.

Në janarin e vitit të kaluar, Apple festonte ngjashëm për arritjen e 10 miliardë shkarkimeve të aplikacioneve në iOS, ndërsa në vitin 2009, ky numër ishte “vetëm” 1 miliardë.

Për më pak se dhjetë muaj të vitit të kaluar, Apple kishte arritur në 18 miliardë shkarkime të aplikacioneve, ndërsa prej tetorit të vitit të kaluar e deri më sot, kjo shifër ka arritur në afro 25 miliardë.


Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, Apple kishte deklaruar se kishte paguar më shumë se 4 miliardë dollarë për zhvilluesit e aplikacioneve mobile në iOS, të cilët marrin 30 për qind të fitimeve që gjenerohen nga blerjet e aplikacioneve. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Kalo në kategori