LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të Apple – privacia më e keqe në iPhone!

Për shkak të Apple – privacia më e keqe në iPhone!

Privacia në iPhone është e barabartë me zero, e me këtë konkluzë është pajtuar madje dhe i ndjeri Steve Jobs.

Aplikacioni Path, e sipas të gjitha gjasave edhe plot të tjera, vjedhin të dhënat tuaja nga iPhone dhe iPad, pa dijen tuaj, shkruan Gizmodo. Kjo është rezultat i lakmisë së krijuesit të aplikacionit dhe inertit Apple, i cili zgjedh mos ta mbroj privacinë e shfrytëzuesit, gjë të cilën nuk duhej ta kishin bërë.

Të gjitha këto, siç e tha edhe vet i ndjeri Jobs në masë të madhe “ta shpifin”. Bëhet fjalë për atë se zhvilluesit e aplikacioneve përdorin dobësitë e iOS-it për të vjedhur informatat e shfrytëzuesit pa dijen e tyre. Cilido aplikacion mund të vij deri tek të dhënat në adresarin tuaj, për shkak se ai nuk është i mbrojtur me kurrfarë mekanizmi, për ndryshim nga shërbimi GPS i iPhoneit, e cila çdo herë pyet shfrytëzuesin nëse dëshiron ta lejoj aplikacionin që ti qaset atij.

“Unë jam optimist. Besoj se shfrytëzuesit janë të mençur dhe se disa nga ta dëshirojnë të ndajnë më shumë gjëra se disa shfrytëzues të tjerë. Duhet ti pyesni ata. Pyetini çdo herë. Le të ju thonë ata që të mos i pyesni më, nëse janë të lodhur nga pyetjet e përsëritura. Tregojuni atyre se çfarë jeni duke bërë saktë me të dhënat e tyre. Ky është qëndrimi ynë”, sqaroi i ndjeri Jobs në videon e bashkangjitur.


Për të gjitha ata që bëjnë të kundërtën, sikurse Path si dhe Google dhe Facebook gjatë vitit 2011, Jobs mendonte se “ta shpifin”. Por, Apple i tij ende nuk është përkujdesur si duhet për problemin e adresarit, e pyetje është edhe nëse do të përkujdesen apo jo. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Shërbim i shpejtë dhe pa pengesa - Cingerr shënon rekord me numrin e përdoruesve që shfletojnë portalet në kohë reale

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Teknologji
LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

LEAP 2025 fillon në Riad, duke zbuluar 14.9 miliardë dollarë investime në AI

Teknologji
Kalo në kategori