LAJMI I FUNDIT:

HTC Sensation i bardhë me ICS

HTC Sensation i bardhë me ICS

HTC Sensation ka qenë në treg për një kohë të gjatë, madje ky model ofrohet edhe në Kosovë nga operatori mobil IPKO, ndërsa tani prodhuesi tajvanez ka njoftuar se do ta lansojë modelin e bardhë të këtij telefoni, i cili do të vijë me sistemin më të ri operativ Android, Ice Cream Sandwich.

Përveç ngjyrës, HTC Sensation do të sjell edhe risinë e sistemit të ri operativ, ndërsa HTC thotë se këtë model do ta prezantojë në treg që nga data 1 mars 2012.

Në njoftimin zyrtar të HTC, thuhet se “lideri i dizajnit dhe inovacionit ka paralajmëruar modelin e ri të telefonit, HTC Sensation, i cili në treg do të paraqitet më 1 mars, ndërsa i njëjti do të vijë në ngjyrën Ice White. / Telegrafi /