LAJMI I FUNDIT:

Nokia – prodhuesi më i madh i celularëve

Nokia – prodhuesi më i madh i celularëve

IDC publikoi rezultatet e hulumtimit të tregut të celularëve gjatë çerekut të fundit të vitit të kaluar. Përkundër rënies së dërgesave prej 8.2-përqind, Nokia me krejtësisht 113.5 milion celularë të shitur zuri vendin e parë në shkallëzën e prodhuesve.

Posedimi i Nokias në tregun global gjatë çerekut të fundit ishte 26.6%. Vendi i dytë me 22.8% i takoi Samsungut. Prodhuesi Korean në krahasim me rezultatin e vitit të kaluar shënoi rritje prej 20.9%, e gjatë çerekut të fundit Samsung për të parën herë shiti më shumë se 90 milion celularë (më saktë 97.6 milion copë).

I treti me posedimin prej 8.7% është Apple, por interesant është fakti se kompania kryesisht shet pajisje smartphone që sjellin profit të lartë. Shumë interesant është edhe rritja e dërgesave të Apple e cila në krahasim me vitin e mëparshëm ishte 128%. Vendi i katërt për nga dërgesat me posedim prej 4.1% i takoi LG-së i cili shënoi rënie të dërgesave – madje 42.4%.

Në tregun e smartphonëve, tregimi është krejt tjetër. Sipas rezultateve nga Strategy Analytics, Apple gjatë çerekut të fundit nga Samsung morri pozitën e parë në shkallëz – 23.9% në krahasim me 23.5% të Samsungut. Posedimi i Nokias ka rënë në 12.6%, e krejtësisht gjatë çerekut janë shitur 155 milion smartphone. /Telegrafi/