LAJMI I FUNDIT:

A është ky BlackBerry i ri?

A është ky BlackBerry i ri?

CrackBerry.com arriti deri te një sllajd i një prezantimit i cili, nëse është autentik, tregon BlackBerryn e parë me sistemin e ri operativ të RIM me shënimin numerik 10. Emri kodues i telefonit është “London”, e i cili me dukje i ngjanë iPhoneit dhe modelet e ngjashme touchscreen me këndet e lakuara.

Sipas informatave të CrackBerryt London do të duhej të ketë procesorin dybërthamësh TI OMAP 5 në 1.5-gigaherc dhe do të duhej paraqitur fillimisht në Britani të Madhe, e pas kësaj edhe në SHBA, ku pritet të paraqitet edhe në versionin CDMA dhe me këtë ti përshtatet operatorëve Verizon dhe Sprint. /Telegrafi/