LAJMI I FUNDIT:

S’ka Samsung Galaxy S III këtë muaj!

S’ka Samsung Galaxy S III këtë muaj!

Shumica e njerëzve kanë pritur që Samsung të lansojë gjeneratën e tretë të telefonit të saj të famshëm, Samsung Galaxy S III, për të cilin thuhej se do të prezantohet në Kongresin Botëror Mobil, ngjarje kjo e cila mbahet në fund të muajit shkurt në Barcelonë.

Mirëpo, Samsung i ka thënë faqes Techradar se Samsung Galaxy S III do ta lansojë këtë model më vonë gjatë vitit, në një ngjarje e cila do të mbahet ekskluzivisht për telefonin e ri.

“Samsung është duke u përgatitur të lansojë modele të reja të telefonave në MWC 2012”. Mirëpo, sipas Samsung, pasardhësi i Samsung Galaxy S II do të lansohet në një ngjarje tjetër, e cila do të mbahet kah mesi i vitit 2012. / Telegrafi /